E shtunë, Maj 18, 2024
KreuLajmeLAJME SHKURT: 02.02.2021

LAJME SHKURT: 02.02.2021

1- Kelmend:  Aksi rrugor Gropa Selcë-Vermosh vazhdon i bllokuar. Sot mësohet se është rikthyer energjia elektrike në fshatrat e izoluar !!!

2- Përkeqësohet situata në zonat e përmbytura. Sipërfaqja nën ujë arrin në 3500 hektarë. Problematike situata në Anën e Malit, Obot dhe Dajç !!!

3- Bashkia Malësi e Madhe: 100 milion lekë të vjetra për ndërtimin e stadiumit në Koplik. Ndërtimi në pronat publike të Bashkisë !!

4- Edi Rama: Të çojmë LSI -në për Skrap. Ishte marrëveshja me Lulzim Bashen. Më tradhëtoi Luli !!!

5- Lulzim Basha: Duket i lodhur. Do ta largojmë  Ramën me 25 Prill !!!

6- Edi Rama :Nuk më mësojnë mua ambasadorja Amerikane dhe ai i Britanisë së Madhe se si të bëj detyrën time. Ambasadori Britanik ndërhyn tepër në fushatën zgjedhore !!!

7- Sondazhi në Syri.net: Opozita e Bashkuar fiton zgjedhjet me 25 Prill. Forcë e parë politike mbetet Partia Socialiste !!!

8- Partia Demokratike padit në SPAK Kryetarin e Bashkisë në Elbasan Gledjan Llajta. Akuza “Shpërdorim detyre” !

9- Komisioni i ligjeve rrëzon Ilir Meten: Anëtarët e komisionit çojnë për rivotim të pandryshuar në kuvend ligjin për taksat kombëtare !!

10- Prokuroria Shqiptare  nis hetimet për  trafik organesh. Një 33 vjeçar ka mbërritur në Rinas nga Spanja. Dyshohet se në Barcelone i është marrë zemra. Duket i operuar në pjesën e majtë të gjoksit !!!

11- Kosovë: Tensionohet situata zgjedhore:  Albin Kurti qëllohet me gurë dhe vezë në Skenderaj. Merret në ruajtje nga policia speciale!

12- Është përkujtuar sot 77 vjetori i vrasjes së heroit të popullit Vasil Shanto. Kanë vendosur kurora me lule pranë lapidarit në Vrakë shoqatat e veteranëve në Shkoder dhe Malësi e Madhe, përfaqësuese nga Qarku dhe Bashkia. Në emër të kreut të Bashkisë z.Tonin Marina ka përshëndetur Z/v Kryetari Sytki Ndreca.!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit