E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriKreshnik Spahiu // Pas 32 vitesh kur sulmohej ambasada,ky eshte sulmi i...

Kreshnik Spahiu // Pas 32 vitesh kur sulmohej ambasada,ky eshte sulmi i dyte i organizuar i Sali Berishes kunder Amerikes…

Reagimi // Vetëm Tirana, Beogradi dhe Podgorica protestojnë kundër Amerikës si përpjekje e fundit e dëshpëruar që Ballkani mos hyjë në BE dhe mos futet në influencën amerikane në 100 vitet e ardhshme.

Pas mbylljes ambasadës amerikane në 1997 dhe evakuimit me helikopter nga stadiumi Qemal Stafa të gjithë personelit ambasadës, ky është sulmi dytë i mirëorganizuar i Berishës kundër SHBA në 32 vitet e post komunizmit.

Peticioni kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, është qartazi aksion për të relativizuar dhe balancuar largimin e shumë diplomatëve rus nga Europa.

Sot unë jam ndjerë i turpëruar që bashkëqytetarët e mi në Tiranë po nënshkruajnë kundër shtetit që i detyrohemi për pavarësinë e dy shteteve tona shqiptare në Ballkan.

Mos harroni pa SHBA, ne shqiptarët do ishim “një shprehje gjeografike pa kufi” siç na përkufizonte dikur Europa.

Ndjesë zonja Yuri Kim, por Ata nuk janë Shqipëria, por partia…..25.04.2022.8

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit