Udhëheqësi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, zoti Helidon Bushati dhe Kreu i Degës së PD Malësi e Madhe, z.Anton Kokaj gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me strukturat vendore të Partisë Demokratike në Kelmend. Takimi është zhvilluar në Tamarë, qendër e Njësisë Administrative. Ashtu si në të gjitha takimet e tjera të zhvilluara qysh prej marrjes së detyrës si shef politik i PD, zoti Helidon Bushati ka motivuar strukturat që të bashkohen dhe të punojnë me njerëzit për të arritur që me 25 Prill të votojnë masivisht për Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj. Gjatë takimit është kërkuar që banorëve të zonës tju shpjegohet se me qeverinë socialiste dhe Edi Ramen ka vetëm varfëri, mjerim dhe shpopullim të zonës. Krerët e PD kanë marrë mesazhin e fitores së padiskutueshme në votimet e 25 Prillit.

Zani Veriut

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu