E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriJam Pjerin NDREU..Dy persona hiqen si Kryebashkiaku i Lezhes-Arrestohen...

Jam Pjerin NDREU..Dy persona hiqen si Kryebashkiaku i Lezhes-Arrestohen…

Jam Pjerin Ndreu”, dy persona hiqen si kryebashkiaku i Lezhës dhe përmes mashtrimit i marrin biznesmenit 15 mijë euro!

Shkëlqim Domi 35-vjeç dhe Saimir Sallaku 37-vjeç, janë arrestuar, pasi përmes mashtrimit u kërkonin para qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar nëpërmjet aplikacionit ”Signal” sikur ishin zyrtarë vendor

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

 

Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit