E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriIpeshkvia SHKODER : Aktivitet historik per Kishen e Reçit..Referatin kryesor mbeshtetur ne...

Ipeshkvia SHKODER : Aktivitet historik per Kishen e Reçit..Referatin kryesor mbeshtetur ne fakte e referoj historiani nga Malsia Ndue BACAJ..

SHKODER // ⁹AKTIVITET PËR PREZANTIMIN E HISTORISË TË KISHËS RRETH 400 VJEÇARE TË SHËN ELISË NË REÇ (ME RASTIN E RESTAURIMIT).
Siç ishte paralajmruar me datën 14 mars (2023) në qëndren e trajnimit, (sallen) Kardinal “Mikel Koliqi” të Arqipeshkvisë Metropolitane Shkoder-Pult, u zhvillua aktiviteti i prezantimin historik i kishes rreth 400 vjeçare të Shën Elisë në Reç me rastin e restaurimit të saj. Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Arqipeshkvit të kesaj Arqipeshkvie, Imzot Anxhelo Masafra, si dhe me prezantimin e aktivitetit nga drejtoresha e kësaj qendre, znj.Loreta Toma. Në këtë aktivitet muaren pjesë perveç klerikëve e murgeshave të Arqipeshkvisë edhe autoritet më të larta të pushtetit lokal të Qarkut Shkodër, (kryetari i bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia, kryetari i bashkisë Malësi e Madhe z.Tonin Marinaj, Prefektja e qarkut Shkodër znj.Majlinda Angoni dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Hilmi Lakti), si edhe studiues e intelektual të ndryshëm. Aktivitetin e prezantoi znj.Loreta Toma, e cila më pas ia dha fjalën Imzot Anxhelo Masafres i cili foli për restaurimin e kishës si monument me vlera besimi e qytetrimi, që falë këtij restaurimi Kisha sot është një vlerë e shtuar e historisë të besimit Kristian dhe historisë të objekteve të ketij besimi. Imzot Anxhelo Masafra në fjalën e tij (me monografinë në dorë) bëri prezent rëndësinë dhe vlerat e monografisë me titullin domethënës: 15 Shekuj Kristianizëm në mes dy kryeqyteteve të Ilirisë (Shkodër-Medun) me autor publicistin e studiuesin Ndue Bacaj,..të cilit iu dha fjala për prezantimin e historisë së Kishës rreth 400 vjeçare të Shën Elisë në Reç. Pas këtij prezantimi të mirpritur nga auditori, u shfaqë një dokumentar që i kushtohej gjendjes të ndërtesës së Kishës para restaurimit dhe pas restaurimit të saj. Gjithashtu në këtë aktivitet u bë edhe prezantimi i librit me titull: Kryeipeshkvi që ngjalli besimin, kushtuar Imzot Frano Ilia, (përmbledhje e akteve të konferencës studimore, mbajtur me 22 qershor 2022). Pas këtij aktiviteti prezantues në ditët e ardhëshme do të bëhet edhe Bekimi i Kishës dhe Mesha e Shenjtë.
PERG. NDUE BACAJ
Shkodër 14 mars 2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit