E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriBozhaj : Aty ku 80 vite mâ pare u egzekutuan 30 malsore...

Bozhaj : Aty ku 80 vite mâ pare u egzekutuan 30 malsore te pafajeshem

NDUE BACAJ”.Kujtesë për malësorët e pushkatuar 80 vite më parë nga ushtria mbretërore
jugosllave.
Sot me 27 gusht 2021, në Bozhaj të Hotit , taman te gropa e gelqeres ku u
pushkatuan (e disa edhe u groposen) para pak më shumë se 80 viteve (6-18 prill te
vitit 1941), u organizua një kujtesë në nderim të këtyre martirëve të pushkatuar pa
drejtësisht e mizorisht nga ushtria Jugosllave (apo me konkretisht ajo serbomalazeze).
Takimi ishte iniciua e organizua nga veprimtari i shquar malësorshqiptar
me banim në Michigan-USA , prof Lukë Junçaj, së bashku me
historianin e ri e me prespektive z. Mark Junçaj (prof. i historisë në gjimnazin e
Tuzit). Pjesmarres të kësaj kujtese ishin familjarë apo trashigimtarë të të
pushkatuarve etj. Gjithashtu ishte pjesemarrës në këtë kujtesë edhe kryatri i
Shoqatës Atdhetare Malesia e Madhe në Michigan- USA. Pas moderatores që hapi
këtë kujtesë, fjalen e mori prof. Lukë Junçaj, i cili foli mbi këtë krim makaber të
ushtrisë jugosllave , jo vetem të pa ndëshkuar, por edhe gati të “harruar” tash 80
vite. Pas prof. Lukës historiani Mark Junçaj mbajti një kumtese interesante me të
cilen përshkroi historikisht dhe realisht pushkatimin e pa faj të mbi 32 malesoreve
nga ushtria jugosllave , me të vetmin “faj” se ishin shqiptar në trojet e tyre etnike.
Pas z. Mark pershendeti publicisti Ndue Bacaj, si nipi i të pushkatuarit Malotë
Nikollë Baci -Curanaj. Këtë kujtesë e pershendeti edhe z.Zef Gjoka ,nipi i të
pushkatuarit Marash Uci-Dedvukaj. Kujtesa u mbyllë me premtimin për ndertimin
e një memoriali me emrat e të pushkatuarve. Vlenë të shënohet se biznesmeni
Mirash Gjoka (edhe ky nipi i Marash Ucit Dedvukaj), premtoi një sponsorizim prej
5000 dollaresh për ndertimin e memorjalit.27.08.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit