E shtunë, Maj 18, 2024
KreuPakategoriAksidenti // Makina perfundon ne kanal plagosen 3 pjestaret e familjes .

Aksidenti // Makina perfundon ne kanal plagosen 3 pjestaret e familjes .

LAJMI FUNDIT . DITA NIS ME AKSIDENT .Lendohen 3 pjestaret e familjes. POSTIMI “Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Frakull. Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje, është përmbysur në kanal.Bëhet me dije se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan. Nga ana e bluve pohohet se shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë lagështira nga reshjet e orëve të fundit. Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbi e nën kalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti./BW

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit