E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuLajmeKoplik: Reshje shiu pandërprerje

Koplik: Reshje shiu pandërprerje


  • Nuk kanë pushuar gjatë gjithë ditës së sotme reshjet e shiut në qytetin e Koplikut dhe zonat afër qytetit. Reshjet kanë krijuar dhe problematika në disa zona ku prej shumë orësh mungon energjia elektrike. Mungesë të furnizimit me energji ka në zonat e Bajzës, Gruemirës dhe Kelmendit. Ndërkohë që orët e fundit reshjet po shoqërohen edhe me ulje të temperaturave. Në fshatrat e zonave malore bëhet e ditur se kanë rifilluar reshjet e dëborës. Bashkia po ndjek në vazhdimësi situatën dhe sipas informacioneve më të fundit të gjitha akset rrugore janë të çelura me përjashtim të aksit Bogë-Qafë e Thorës ku prej disa ditësh punojnë dy traktorë për bërjen të kalueshem të këtij aksi. Reshjet mund të rikthejnë rrezikun e përmbytjes në zonën e Nënshkodrës dhe disa bizneseve në Malësi të Madhe në afërsi me liqenin e Shkodrës.
  • Zani Veriut
  • 23.01.2021
  • PËRGJIGJE

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

    Shkrimet e fundit