E dielë, Shtator 22, 2024
KreuPakategoriLAJMI : NESER PRITEN PERPLASJE & TRAZIRA NGA MILITANTET E RITHEMELIMIT.ZBULOHET "PLANI"...

LAJMI : NESER PRITEN PERPLASJE & TRAZIRA NGA MILITANTET E RITHEMELIMIT.ZBULOHET “PLANI” I BERISHES.

 

Priten trazira dhe përplasje/ Zbulohet ‘PLANI’ i Berishës për nesër, do të formojë…

E enjtja pritet të prodhojë kaos në sallën plenare dhe jashtë Kuvendit ku militantët e Berishës janë thirrur për të krijuar trazira pikërisht në ditën kur do të miratohet autorizimi i SPAK për heqjen e imunitetit ndaj tij.

Deputetët e Berishes pritet të mbërrijnë në Kuvend para orës 09:00. Sipas Top Channel, së bashku me ta do jenë edhe tre deputetët më të fundit të përjashtuar me 10 ditë Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi.

Burime nga grupi parlamentar i PD pohojnë se deputetet e Berishes do te tentojnë çarjen e kordonit të gardës për të mundësuar futjen në parlament. Nuk përjashtohet mundësia e bllokimit të deputeteve socialist në hyrjen kryesore të kuvendit dhe në atë anësore nga krahu Akademisë së Shkencave.

Nëse deputete e Berishes vendosen “gardh” duke mos lejuar futjen e deputeteve socialiste atehere pas ketij skenari radikal Kuvendi do ta ketë te pamundur për të votuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit