Mbahet Ekspozitë personale e piktorit malësor, Nikollë Lucgjonaj
Më 18 dhjetor, 2023, në QKI “Malësia”-Tuz, u mbajt Ekspozita personale e piktorit nga Malësia, Nikollë Lucgjonaj.
Të pranishmit i përshendeti vetë autori, z.Nikollë Lucgjonaj, ndërsa për ekspozitë foli Mark Mark Lucgjonaj
Ekspozitën e shpalli të hapur Sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale. Zn. Marina Ujkaj.
Nikollë Lucgjonal u lind në vitin 1953, në Narhelm të Malësisë. Shkollimim fillor e perfundoi në Tuz. kurse atë të mes dhe të lartë në Mitrovicë të Kosovës.
Në vitet e para të karieres punoi si mësimdhenes kurse më vonë me themelimin e RTV Teuta aty punoi si realizator dhe skenograf.
Afinitetin për artë e tregoi që në vitet e fëmirisë.
Nikolla shquhet si skenograf në shfaqjet teatrale të shoqërive kulturo artistike amatore të Malesisë dhe për këtë ai disa herë u vleresua me çmime të para në festivalet republikane dhe ato komunale.
Ai në opusin e veprimtarisë të vet artistike perdorë disa teknika si pikturë, pastaj punime me laps, pastaj mellan dhe vajë e veçanarisht sukses të veçantë arrinë në punimin e portreteve.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 dhjetor nga ora 8 e mengjesit deri në oren 15:00.
Malesia.org