E hënë, Maj 20, 2024
KreuPakategoriLajmi : Prokuroria e Shkodres procedon penalisht tre shtetas per vepra te...

Lajmi : Prokuroria e Shkodres procedon penalisht tre shtetas per vepra te ndryshme penale..

Lajmi: Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

PROKURORIA E SHKODRES PROCEDON PENALISH TRE SHTETAS PER VEPRA TE NDRYSHME PENALE..

•Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Sh., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën produkte të ndryshme kozmetike, të dyshuara të kontrabanduara. Produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

  1. •Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filluan procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:
  • A. S., 38 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
  • L. N., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit