E martë, Nëntor 12, 2024
KreuPakategoriTre turiste të bllokuar në Lëpushë

Tre turiste të bllokuar në Lëpushë

Tre turistë gjinden të bllokuar në fshatin Lëpushë të Kelmendit. Një turist Kanadez dhe dy turistë nga Tirana janë detyruar të qëndrojnë në Hotel “Alpin” në Lëpushë për shkak të reshjeve të dëborës. Pronari i Hotel “Alpin” në Lëpushë Luigj Cekaj tha për Zani Veriut se aktualisht është e pamundur lëvizja e turistëve për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme. Era e fortë ka bllokuar përsëri aksin rrugor drejt Vermoshit dhe Gropave të Selcës dhe ka shkaktuar defekte në linjat përcjellëse të energjisë elektrike. Turistët janë në kushte të mira dhe presin përmirësimin e kushteve dhe çeljen e rrugës për të udhëtuar drejt kryeqytetit. Ndërsa një lajm tjetër për 6 turistë të bllokuar në Vermosh nuk rezulton të jetë i vërtetë thanë për Zani Veriut banorë të fshatit Vermosh.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit