- LAJM I FUNDIT/ Reagon Arben Ahmetaj, nga arratia i dërgon mesazh Fevziut: Do dal kur…
Ish-ministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë nga arratia.
Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar ‘live’ një mesazh të dërguar nga ish-ministri socialist që SPAK kërkon ta arrestojë për aferën e inceneratorëve. Në mesazhin e tij, ish-ministri thekson se do të shfaqet në Shqipëri kur, sipas e tij “e vërteta të ketë marrë rrugë”.
Blendi Fevziu lexon mesazhion që i dërgoi Ahmetaj: “Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Atëherë do dal”