E martë, Nëntor 12, 2024
KreuPakategori"KRIZA" në Organizaten Panshqiptare " Vatra " .Valentin Lumaj : Kryetari Elmi...

“KRIZA” në Organizaten Panshqiptare ” Vatra ” .Valentin Lumaj : Kryetari Elmi Berisha merr vendime te njëaneshme te cilat po mbjellin frymen e perçarjes..Ne propozuam per President ne Shqiperi Visar Zhitin,Kryetari sot propozoi zyrtarisht Kolonel Dritan Demiraj.!!!

LAJMI // Valentin Lumaj :                         “Mbasi nje grup vatranesh te nderuar propozuan në Facebook poetin dhe diplomatin Visar Zhiti per President te Shqiperise, une, në nje postim timin sugjerova qe Vatra te dilte me nje qendrim te unifikuar zyrtar per kete propozim. Ne fakt, Vatra e beri, por jo per Visarin, por per Dritan Demiraj. Megjithate, nuk kam ndonje kundershti per asnjerin, nga ana profesionale, te dy jane figura dinjitoze te shquara, secili në larmine e vet qe e meritojne postin e Presidentit pa asnje diskutim.
Problemi qe kemi nuk jane kandidaturat, problemi eshte Kryetari i Vatres, i cili me kete dalje te paparajmeruar ka krijuar nje konfuzion dhe pershtjellim tek vatranet.
E para perse në bote thote kryetari se jane 20 dege, kur jane 16, nuk e kuptoj së çfare fiton duke genjyer, aq me teper kur flet në emrin tone.
E dyta, perse thekson se eshte konsultuar me te gjitha deget, kur jane shume dege qe thone te kunderten .
E treta, nuk ka patur vendim me mbledhje te Kryesise, mbasi po te kishte do te jepej numri i vendimit dhe data e mbledhjes, siç e kerkon rregulli zyrtar.
E katerta, ky lloj vendimi, si i nje rendesie te veçante duhet te merrte miratimin e Keshillit te Vatres, sikurse e parashikon Kanunorja, por normalisht qe kur Keshillin e perzgjedh vete, perse ta pyese ndopak.

Tani qe ndodhemi para faktit te kryer, dhe nje numer i madh vatranesh kane mbetur te papyetur, zemerthyer dhe te genjyer, per hir te vertetes, edhe kandidatura e Dritanit demtohet nga keto akte autoritare , por Visar Zhiti nuk e meritonte aspak kete zhvleresim ndaj figures se tij madhore, duke mos e marre parasysh propozimin e vatraneve apo diskutuar aspak në strukturat e Vatres.
Lideret e Vatres luajten po te njejten loje te keqe edhe vjet kur Visarin e propozuan disa vatrane per kryeredaktor te Diellit, dhe me pas emeruan Sokolin pa patur vendim me mbledhje te Kryesise.

Bie në kujtese qe në Kuvendin e fundit te Vatres, isha i vetmi qe ia vura në dukje Kryetarit mungesen e kolegjialitetit në marrjen e vendimeve, prandaj nuk eshte ndonje gje e re, ai po vazhdon stilin e vjeter. Autokracia po e demton Vatren shume në syte e shqiptareve. Nuk mbaj mend te kete pasur ndonjehere nje spekter kaq te gjere individesh dhe institucionesh qe kritikojne publikisht Vatren. Keta njerez duhen ndalur…13.04.2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit