E martë, Nëntor 12, 2024
KreuPakategoriLajmi FUNDIT: Ahmetaj mesazh Fevziut: Do te flas kur te dali e...

Lajmi FUNDIT: Ahmetaj mesazh Fevziut: Do te flas kur te dali e verteta…

  1. LAJM I FUNDIT/ Reagon Arben Ahmetaj, nga arratia i dërgon mesazh Fevziut: Do dal kur…

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë nga arratia.

Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar ‘live’ një mesazh të dërguar nga ish-ministri socialist që SPAK kërkon ta arrestojë për aferën e inceneratorëve. Në mesazhin e tij, ish-ministri thekson se do të shfaqet në Shqipëri kur, sipas e tij “e vërteta të ketë marrë rrugë”.

Blendi Fevziu lexon mesazhion që i dërgoi Ahmetaj: “Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Atëherë do dal”

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit