Dëshmia rrëqethëse e 19-vjeçares në Durrës: Nuk pendohem që e vrava, na ka nxirë jetën mua dhe
Detaje kanë dalë në dritë nga dëshmia rrëqethëse e 19-vjecares Hygerta Meta, e cila vrau të atin Pëllumb Meta në Durrës.Gjatë dëshmisë ajo tha se e ka kryer me gjakftohtësi krimin, pas një urrejtje të mbledhur prej kohësh.
“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë.
Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.
Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, tha ajo.