KOMENT ///.Vrasja” e protestave! Askush nuk e kishte menduar se pas me shume se 30 vitesh gjerat do te ndryshonin deri ne ate pike sa frika e zhgenjimi do te mundnin frymen qytetare.
Ne Shkoder u thirr nje proteste nga bashkimi i sindikatave te pavarura, e gjitha me karakter social – ekonomik, larg politikes. Por ajo qe u pa ishte ne kufijte e nje zhgenjimi! Qyteti qe nuk ju tremb regjimit komunist, protestoi perballe cdo padrejtesie, eshte tkurrur ne me pak se 30 -50 persona qe protestojne, edhe pse problemet jane te medha qe nga pensionet e uleta, cmimet e kripura, papunesia etj.
Arsyet jane te panumerta per te protestuar, por aq sa arsyet, e madhe duket se eshte edhe frika e zhgenjimi. Shkodranet nuk protestojne, i kane shmangur sheshet dhe kane zgjedhur kafenete e rrjetet sociale, duke i zevendesuar me ate qe njihet si forma me demokratike e reagimit ne bote. Sot me shume se kurre te gjithe duhet te lene pas politiken, e ta ngrene zerin per cmimin e bukes qe ka kaluar kufinjte e normales, per energjine, ujin, karburantet, per pensionet qe nuk i pergjigjen ketyre rritjeve, per rrogat qesharake, papunesine e nje mori problemesh tjera.
Jemi vendi i fundit ne Europe per pagat dhe as kjo nuk ka mjaftuar qe te gjithe te jene aty, sepse eshte forma me e mire perballe cdo qeverie qe hesht, apo nuk e degjon zerin e qytetareve te saj.
Por kete ze duhet ta degjoje ne sheshe, rruge e kudo, sepse nese dikur frika u mposht, sot cuditerisht kur jemi me te lire, heshtim, nuk reagojme, perkundrazi i druhemi edhe hakmarrjeve qe nga TV mund te na shohin se kemi reaguar per jetesen tone, per ate qe na mungon!
Kjo e sotmja ishte nje mesazh i qarte se fatkeqesisht shqiptaret i perdor politika, pasi cilado force politike do ti kishte thirrur shkodranet sot ne shesh, ata do te ishin aty. Pasi te gjithe me shume duan partine, sesq ekonomine e familjes se tyre. Protestat i kane vrare, i kane kthyer ne sherbim te flamujve te partise dhe sot me te drejte lind pyetja se kur do te priten keto zinxhire te erret!.- Shkruan Shkodra news sot .05.10.2021