Ka kaluar gati një muaj nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzat për përfshirje në një skemë të strukturuar korruptive me fondet publike.
Ky zhvillim ka qenë një goditje e rëndë për Partinë Socialiste, veçanërisht në një moment kur fushata për zgjedhjet e përgjithshme të majit ka nisur në mënyrë jozyrtare. Kjo situatë ka reflektuar edhe te kryeministri Edi Rama, i cili në daljet e tij publike ka sulmuar prokurorët e SPAK, duke shfaqur shqetësimin e tij për pasojat politike të arrestimit të Veliajt.
Megjithatë, duket se një zgjidhje për humbjen e votave të Veliajt është gjetur. Sipas raportimeve, Tom Doshi dhe partia e tij PSD po përfliten për një marrëveshje bashkëpunimi me PS-në. Më konkretisht, votat që Veliaj do të kishte siguruar pritet t’i mbledhë Doshi, duke synuar të forcojë pozitat e socialistëve në kryeqytet. Në këmbim, ai synon të sigurojë tre deputetë në qarkun më të madh të vendit.
Nga ana tjetër, Rama duket se po e zbut qëndrimin ndaj SPAK, një lëvizje që duket se vjen pasi sondazhet i kanë treguar se sulmet e tij ndaj drejtësisë po i ulin pikë në publik!
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen zgjedhjet në Tiranë dhe nës
e ky plan do të funksionojë për socialistët.