Nga Ndue BACAJ
80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare, me 30 dhjetor 1940, në Shkoder do të perhapej lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres, At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit, nacionalizmit, por edhe i qytetarisë së thjeshtë të Shkodres, Malesisë e Shqiptarisë do të “vishej” në zi, per humbjen e njëres nga mendjet e pendat më të ndritura të letersisë, artit, kulturës, historisë, filozofisë, enciklopedisë, publicistikes, satires, diplomacisë dhe mbi të gjitha shqiptarisë… Nji she lotësh lagu mbarë Shqipninë. E vajtuan vllaznit, e vajtuan miqët, e vajtuen Zanat, e vajtoi Kombi… Vorri i Fishtës (deri që ja shkatërruan dreqnit e kuq komunist më 1967, N.B.) dukej se thoshte: Shqiptarë, harroni ça ju ndanë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ju bashkon.!:
Fishta qe një bir i vertetë i polemit të tij bash nga kjo rrënjosje te truelli i vet aty u bë… poeti kombëtar i Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit, ky ia perligji në trajtë të finiksuar të artit. Sepse vepra e tij u bë pasqyra besnike, fytyra e kthejlltë e gjith vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër, burrërisë luftarake, krenarisë raciale që ka mundur të ruejë gjer sot jeta shqiptare … Lahuta është dhiata e shtrenjtë e poetit lënë trashigim nipnisë s’kohëve të vona ende për të lind… Ndërsa albanologu i shquar shqiptar (Eqerem Çabej) do të shkruante: “Lexova Lahutën e Malcisë dhe u mahnita. Jam gati të bëhem katolik për hir të Fishtës”. (At Daniel Gjeçaj, Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, fq.258, botime franceskane, Shkodër 2007)
Vepra e Fishtës është e madhe, e larmishme, (në libra, revista, gazeta, parlament, konferenca kombëtare e nderkombetare e tj…), është edhe dy dimensionalëshe, toksore e me trajta hyjnore që pershkruhet fund e krye nga afshi i pashuar patriotik në perjetësi. Lahuta e Malcisë është një nga kulmet e veprimtarisë së tij, letrare, historike e mbi të gjitha patriotike…
Por me gjithë veprat letrare, artistike, publicistike, filozofike, historike, diplomatike e mbi të gjitha patriotike, At Gjegj Fishtes, mbas ardhjes në pushtet të dreqnëve të kuq (1944-1991) siç e quante ai komunizmin, ata per hater të sllavëve, i ndaluan librat, i shkatërruan vorrin, por nuk munden kurr ti shkatërrojnë vepren e tij që në popull quhej dje, quhet sot, e do të quhet nesër “Ungjilli” i atdhetarisë…
Në këtë shënim të vogël memoristik në pervjetorin e 80 të vdjekjes të at Gjergj Fishtes nuk po mundem pa cituar disa vargje dhimbje që i kushtohen zhvarrimit (dhunimit) të vorrit të Fishtës gjatë ç’mendurisë ateiste (1967…):
Kur të varrosen,
edhe gurët kjanë!
Kur të zhvarrosen,
të shkelen e shanë!
Eshtnat rrugicave,
prap i gëlltiti dheu,
dhe ti mbete pa vorr,
si Skenderbeu!
Tashti dikun në qiell,
me shgun frati,
pret e shikon përposht
se ç’rrengje punon fati…
(Tringë Dukagjini, Pogradec, 1976, At Daniel Gjeçaj, po aty, fq. 254)
Fatkeqësisht ne malësorët e Malesisë Madhe që duhet të ishim të parët në perkujtimin e pervjetorëve (të lindjes e vdekjes) të At Gjergj Fishtes, në promovimin e vlerave të vepres tij, si dhe në memorizimin e perjetsimin e emrit të ketij “Homeri” shqiptar, që perjetsoi historinë tonë në “Iliaden” Lahuta e Malësisë, ne malësorët jemi ndër të fundit… Nuk kemi asnjë shkollë, shesh, rrugë apo institucion në Bashkinë e Malësisë së Madhe që të kenë emrin e at Gjergj Fishtes. Gjithashtu nuk kemi asnjë bust memorial apo diçka tjeter të ketij kolosi të mendimit e veprimit, që të jenë vendosur në kryeqendren e Bashkisë Malësi e Madhe (Koplik) apo në qendrat e njesive administrative të Bashkisë.
Siç e kam njoftuar edhe më heret në vitin 2021, që është 150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtes, kam pergatitur të publikoj një monografi me “afsh malësori”, në nderim të ketij patrioti pendë artë të kombit shqiptar, që ne malësorëve në veçanti na nderoi lavdroi, besa drua edhe burrëroi pak më shumë se duhet, e kjo më duket se është “arësyeja” që nga “qielli” Fishta më duket se na thotë: “Ata burra trima, të urtë e atdhetarë malësorë, të cileve u kendova nuk paskan lanë kurrkënd mbrapa…”.
Malësi e Madhe me 30 dhjetor 2020