E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriLajm i Mire per Tuzin// Do te ndertohet Fabrika e vajit te...

Lajm i Mire per Tuzin// Do te ndertohet Fabrika e vajit te lulediellit me nje vlere prej 4.5 miljon Euro.m

LAJMI // NIKE GJELOSHAJ “Pata kënaqësinë që sot të pres Abdurahman Ćeskon, drejtorin gjeneral të REIS-BAU sh.p.k., me të cilin diskutuam mbi fillimin e punimeve në hapjen e fabrikës së vajit të lulediellit.

Ky plan afatgjatë parasheh prodhimin dhe paketimin e vajit të lulediellit, i cili do të jetë brend lokal që do të hapë 60-80 vende të reja pune, me investim të përgjithshëm prej 4.5 milion euro. Sipas planit të punimeve, vaji i parë pritet të dalë në shitje në muajt gusht – shtator.

Kjo fabrikë është një mundësi e mirë për të gjithë prodhuesit bujqësorë të Malësisë, të cilët dëshirojnë të merren me prodhimin e lulediellit, pasi prodhime të këtij lloji nuk kemi pasur deri më tani në vendin tonë, të cilëve përmes hapjes së kësaj fabrike do t’u garantohet shitja e prodhimit.

Hapja e fabrikës së çipsit, e tani edhe e vajit të lulediellit po dëshmojmë se Komuna e Tuzit po bëhet gjithnjë e më shumë vend i investimeve të huaja, përmes të cilave hapen edhe vende të reja pune.

Falënderoj z. Ćesko, që ka zgjedhur komunën tonë për të investuar në këtë fabrikë, me çka po e dëshmojmë se jemi komuna më e hapur dhe më e sigurt nga të gjitha komunat në Malin e Zi sa u përket investimeve.”

Malësia po ndryshon!!05.06.2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit