E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriInfrastruktura: Berzh - investime ne aksin shkoder deri ne kufi me Malin...

Infrastruktura: Berzh – investime ne aksin shkoder deri ne kufi me Malin e Zi.

LAJMI :Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë – Zogaj – Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të zeza Shirokë – Zogaj, në Qarkun e Shkodrës.

Ndërhyrjet janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.

Rruga Shirokë-Zogaj gjatë viteve të fundit ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të përdoruesve të trafikut, veçanërisht gjatë sezonit të verës, për shkak të rritjes të lartë të turistëve vendas dhe të huaj, duke shijuar komoditetet natyrore përgjatë liqenit të Shkodrës dhe atraksionet e ndryshme turistike të kësaj zone të mbrojtur mjedisore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit