E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriDENONCIMI NGA Boldnews per Syrin e Kalter // Shkatkohet Drejtori Zamir Dedej.

DENONCIMI NGA Boldnews per Syrin e Kalter // Shkatkohet Drejtori Zamir Dedej.

  • DENONCIMI // Disa orë pas publikimit të skandalit të Syrit të Kaltër nga BoldNeës.al, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej. Ky i fundit, në detyrë prej vitit 2015, ndërsa për vite me radhë ka qenë krahu i djathtë i ish-ministrit Blendi Klosi. Por, skandali i fundit pasoi ato të mëparshmit, duke filluar me parqet kombëtare, të cilat kanë filluar të degradojnë, apo edhe me lejet skandaloze për HEC-e brenda këtyre zonave. Por, Dedej do të mbahet mënd edhe për tenderat që i ka dhënë shoqatës së tij, apo edhe për tenderin e famshëm për parkimin e automjeteve në hotel “Plaza”.Por, gjatë detyrës së tij në krye të Zonave të Mbrojtura, Dedej dha leje për HEC-e në Valbonë, në kanionet e Llëngës, Holtës apo edhe në Tepelenë. Për këtë të fundit, ai u padit në SPAK nga kreu i Bashkisë së Tepelenës. Por, ka dhënë leje edhe në kanionet e Osumit, apo edhe në parqet Shebenik-Jabllanicë, Korab-Koritnik, apo në Kune Vain në Lezhë. Me vendime tepër të dyshimta, Dedej, në vend që të mbronte këto pasuri, arriti që të shkatërronte këto vende.
  • Por, skandali më i fundit ishte ai i Syrit të Kaltër, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Zona, po qepet e shqepet nga firma të kontraktuara nga AKZM-ja, e cila ka bërë disa tendera për ta kthyer Syrin e Kaltër në “pronë” të firmave apo individëve privatë. BoldNeës.al denoncoi në vijimësi për këtë skandal, që e quajtëm “biznesi” Kumbaro-Dedej. Ata tenderuan plot 300 mijë USD, për një projekt që parashikon ndërtimin e një parkimi, por jo në afërsi të vendburimit, por disa kilometra më larg…Lajmi Boldnews.30.03.2022.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit