E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriDeklarimi: Shqiperia zyrtarisht ne lufte me Rusine pas vizites se sotme...

Deklarimi: Shqiperia zyrtarisht ne lufte me Rusine pas vizites se sotme te Blinken.Arian Çani..

Vizita e Blinken na futi zyrtarisht në luftë me Rusinë”, Arian Çani zbulon mesazhin e ekspertit të sigurisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Vizita e Blinken na futi zyrtarisht në luftë me

Gazetari Arian Çani gjatë një interviste televizive lexoi një mesazh që pretendonte se ia kishte dërguar eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, lidhur me arsyet e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë.

Në mesazhin që Çani lexoi në studion e emisionit “Now” në Euronews Albania, thuhej se Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në luftë kundër Rusisë dhe do të jetë në vijim aleati kryesor i SHBA-ve në këtë luftë të madhe.

Ai shtoi gjithashtu, se në bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë, në muajt në vazhdim do të shohim përditë avionë të NATO-s, të drejtuar nga pilotë ukrainas, që do të stërviten aty.

Rëndësia e bazës është strategjike, sepse është baza ajrore më e madhe taktike e NATO-s në krahun jugor të saj. Praktikisht gjysma e frontit rus.

Në javët dhe muajt e ardhshëm përditë do të shohim avionë ushtarakë të NATO-s me pilotë ukrainas që stërviten për luftë me Rusinë.

Kjo nuk është çështje empatie, por interesi strategjik. Ne hyjmë në luftë dhe Shqipëria kthehet në aleatin kryesor të SHBA-ve në këtë luftë të madhe”, thuhej në mesazhin që Çani lexoi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit