E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriÇollaku: Do te kete vrasje si ne Palermo.

Çollaku: Do te kete vrasje si ne Palermo.

 

LAJMI :Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi operacionin e fundit të SPAK, i cili lëshoi në 48 orët e fundit 50 urdhër-arreste, duke goditur 7 grupe kriminale, të shtrirë në disa qytete të vendit, ndërkohë që janë arrestuar 20 persona.

 

Gazetari Basir Çollaku, drejtor i Informacionit në Shijak TV, tha se nuk sheh emra të rinj te urdhër-arrestet. Çollaku tha se këto grupe apo individë veprojnë prej vitesh.

 

: Sipas tij, çështja është se ku janë investuar pasuritë e tyre, pasi 3 mln eurot e bllokuara mund të jetë xhiroja javore e aktiviteteve të tyre. Çollaku tha se një pjesë e madhe e emrave janë ushtarë të grupeve kriminale.

 

 

 

Çollaku tha se kemi muaj që themi se këta emra janë përfshirë në aktivitete kriminale dhe thuhen prej kohësh këto emra.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit