E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriLajmi : Shuhet zjarri ne Shkoder,demet kolosale..

Lajmi : Shuhet zjarri ne Shkoder,demet kolosale..

LAJMI.Dëmi i shkaktuar është kolosal.Ndërsa kjo është një prej banesave të shkatërruara plotësisht nga zjarri.

Një banesë me vlera historike dhe kulturore e familjes Sykja, e cila dikur ishte edhe monument kulture.

Nga zjarri tashme nuk ka mbetur asgjë.

Tregu nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të sigurisë dhe dy daljet e tij, ishin aq të vogla sa automjetet e forcave zjarrfikëse nuk mund të futeshin brenda për të shuar zjarrin.

8 persona përfunduan në spital me probleme me frymëmarrjen, pjesa me e madhe zjarrfikës të Shkodrës të cilët pasi morën ndihmën mjekësore u rikthyen serish në aksion.

Policia po heton për një zjarr aksidental, ndërsa nuk përjashtohet as pista e zjarrvënies së qëllimshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit