E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriLajmi: Dom Gjergj Meta zgjidhet Kryetar i Konferences Ipeshkvnore te Shqiperise..

Lajmi: Dom Gjergj Meta zgjidhet Kryetar i Konferences Ipeshkvnore te Shqiperise..

Imzot Gjergj Meta zgjidhet president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, pason imzot Angelo Massafran



 

Ditën e sotme, me datë 20 shkurt 2024, është mbledhur Asambleja e Përgjithshme LXX e Ipeshkvijve të Shqipërisë. Në ambientet e Selisë së Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ku janë zhvilluar punimet e Asamblesë, ndër të tjera janë mbajtur edhe zgjedhjet e reja, meqenëse sipas Statutit të KISH-it, mandatet përkatëse tri vjeçare kishin përfunduar.

Në këto zgjedhje të reja, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, është zgjedhur President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, detyrë të cilën deri më sot e ka kryer Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodër-Pultit..  Imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, është zgjedhur Zëvendëspresident i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Imzot Giovanni Peragine, Administratori Apostolik i Jugut, është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.    I përcjellim urimet më të përzemërta ipeshkvit tonë të dashur, si dhe bashkëvëllezërve të tij ipeshkvij. Ju kërkojmë të luteni për ta bashkë me ne, që Zoti t’i udhëheqë e t’i ndihmojë në këto përgjegjësi të reja për Kishën në Shqipëri.

Falenderojmë Hyjin! /Njoftim për mediat i KISH- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit