Ilir Meta ka njoftuar divorcin me Sali Berishën dhe vijimin e rrugëtimit në opozitë si e vetme e Partisë së Lirisë.
Madje, nëse do të duhet të bëje koalicion, Meta përmend edhe PD-të e tjera krahas Rithemelimit. Në një intervistë për MCN, Meta shprehet se “Partia e Lirisë ka detyrimin për t’u përgatitur sikur do të hyjë vetëm në zgjedhjet e 2025.
 
“Kolacioni Bashkë Fitojmë bëri përpjeket e tij më të mira për atë kohë, për ato rrethana, tërësisht anormale, të sofrcuara, që u krijuan. Për sa i takon së ardhmes, Partia e Lirisë është e gatshme të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, ta sqaroj, me atë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe me çdo forcë tjetër politike. Vlerësojmë çdo ristrukturim të forcave të tjera që ndihmon për të rritur efikasitetin dhe për të fuqizuar opozitën. Dhe natyrisht sa i përket koalicionit për të ardhmen, jemi ende në kohë, për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast, të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm, Partia e Lirisë. Dhe natyrisht që ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim që maksimalizon rezultatin e opozitës. Për ne, themelore, është ç’kapja e shtetit, rivendosja e demokracisë, fuqizimi i opozitës, por pa dyshim fuqizimin e Partisë së Lirisë, një parti stoike”, tha Meta..09.10.2023