E shtunë, Shtator 21, 2024
KreuPakategoriTony Sufaj duhet mbeshtetur financiarisht per asfaltimin e rruges " Sufaj,"...

Tony Sufaj duhet mbeshtetur financiarisht per asfaltimin e rruges ” Sufaj,” 1.8 km, Rruga qe ndalon braktisjen e Bratoshit

  • Tony Sufaj , Malsori nga Kastrati  qe nuk e harron per asnje moment Kastratin, vendlindjen e Tij te shtrenjte. Jeton prej shume vitesh si  emigrant ne ShBA dhe Kanada , aktualisht eshte Kryetar i Shoqates Gjithshqiptare ” Vatra ” ne Toronto. I shpallur ” Qytetar  Nderi ” i Malesise  se Madhe pikerisht se kontribon  per vendlindjen dhe promovon ne Emigracion  traditat, zakonet dhe  virtytet me te mira malsore. Ka dy vjet qe me kontribute   te Tija, familjareve ,miqve dhe fisit  “Sufaj”  ne Bratosh po restauron nje rruge fshati rreth 1.8 km, me synimin qe te nxisi zhvilimin  e fshatit  dhe per te ndaluar  shpopullimin e frikshem qe po ndodh  ne treven e Malesise se Madhe. Aktualisht  nga Malesia jane larguar per shkak te kushteve te veshtira per te jetuar me shume se 20 mije  banore. Kryesisht te rinj dhe te reja qe nuk kane shprese dhe besim se mund te jetojne normalisht ne vendlindjen e tyre. TONY SUFAJ  ka arritur ta sjelli rrugen  ne kushtet  e procesit te fundit ,asfaltimi i saj , proces qe ka dhe koston me te larte financiare.  Eshte pikerisht Ky momenti kur Tony Sufaj duhet mbeshtetur e ndihmuar  financiarisht  ne inisiativen e Tij .Nepermes ” Zanit te Veriut ” Tony Sufaj Ju drejtohet gjithe miqve, shokeve , njerezve te biznesit, gjithe  kastratesve dhe malsoreve kudo qe ndodhen qe sipas mundesive Te japin diçka simbolike nga vetja per te ndihmuar njerez qe e duan jeten, e duan vendlindjen, e duan progresin dhe qe te ardhmen e tyre e shohin ne Bratosh, aty mes bukurive natyrore, ku kane jetuar prinderit dhe paraardhesit e tyre me mesaxhin : Mos ta braktisim vendlindjen.Zani Veriut !!.30.09.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit