E dielë, Prill 27, 2025
KreuPakategoriOPINION(Shkodra web): Vetem 30 km larg nga Shkodra ka një proteste per...

OPINION(Shkodra web): Vetem 30 km larg nga Shkodra ka një proteste per pronat ,por qe nuk perben ” Lajm ” per mediat..

OPINION – Vetëm 30 km larg Shkodrës ka një protestë për pronat por nuk përbën “lajm” për mediat…

protesta ulaj baks rrjoll 2025

As 30 km nga Shkodra me makinë, sot kishte një protestë të një grupi banorësh. Në Baks- Rrjoll, nisja e ndërtimit të një resorti me 5 yje nga një kompani e njohur, “Gener 2”, ka ngjallur reagimin e një grupi banorësh autoktonë. Ata kanë kërkuar vëmendjen e mediave, për të sensibilizuar për “hallin” e tyre. Ata mbështesin idenë se po u merret toka, prona.

Nuk hyjmë në diskutimet nëse kanë të drejtë ose jo në pretendimet e tyre. Pavarësisht se bëhet fjalë për çeshtjen më të rëndësishme të shqiptarëve që nga 1990, pronën, duhen dëgjuar të gjitha palët. Aq më shumë, kur kjo kompani konsiderohet si “investitor strategjik” në një zonë që deri tani të paktën, është e virgjër.

Nuk mund të themi në asnjë moment nga qëndron e drejta, e vërteta, nga banorët, nga investitori apo nga ortaku i tij lokal. Por sigurisht, kjo protestë përbën “lajm”, qoftë edhe për praninë e forcave të rendit për t’ ju vënë përballë protestuesve paqësore. Deri në këto momente, heshtje totale, e përgjithshme. Me një shikim të shpejtë, të paktën në portalet e mediave të rëndësishme, nuk ka asnjë rresht.

Pse ndodh kështu? Sepse në mes është një “oligark”, në person i fuqishëm dhe më e rëndësishmja, është biznesmen shumë i fuqishëm, me ndikim edhe në media dhe mbi të gjitha, i preferuar apo mbështetur politikisht, majtas, djathtas, qendër, lart, poshtë, në të gjitha anët e horizontit. Është një i ngjashëm me dhumë “të fuqishëm” të tjerë, me interesa identike me shumë “kolegë”, me ndikim në media të lidhura apo të mbajtura nga bizneset, për interesa të biznesit. Vetëm disa portale me ndikim kryesisht lokal e rajonal e kanë konsideruar “lajm” dhe e kanë përcjellë në hapësirat e tyre.

Morali i gjithë kësaj? Rasti i radhës për të kuptuar si funksionon media në këtë lajm. Kur edhe për një aksident vulgar, një rrëzim nga biçikleta, përbën “lajm” dhe madje edhe për raportime “live”, për një protestë 30 km larg Shkodrës, për një temë të rëndësishme siç janë pronat, heshtja është totale. Dhe jemi në fushatë elektorale… /Shënim i ShkodraWeb/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit