E enjte, Qershor 19, 2025
KreuPakategoriNga Tonin DEDAJ : Terhiqu Doktor,ndoshta terheqja eshte opsioni me i mire....

Nga Tonin DEDAJ : Terhiqu Doktor,ndoshta terheqja eshte opsioni me i mire….

  • NGA TONIN DEDAJ – Doktor, të uroj realizim misioni…ndoshta tërheqja është opsioni më i mirë…
tronin dedaj sali berisha 2025

Nuk do doja kurrsesi të mendoja në rrethana të tilla, që të shkruaja këtë status!!!

I dashur Doktor!

Kam bindjen absolute se keni nje vend nderi si intelektuali dhe profesionisti me i spikatur dhe më i palodhur i 4 dekadave të fundit. Po ashtu kam bindjen e patjetërsueshme se jeni politikani më i formuar dhe më i rëndësishem i periudhës post-komuniste në Shqipëri.

Doktor! Keni një vend nderi të shënjuar fort në histori si njeriu që shëmbi rregjimin komunist në Shqipëri, si themeluesi i pluralizmit politik, i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës në vendin tonë.

Si njeriu i reformave të medha, si kryeministri që hapi negocjatat me BE- në, anëtarësoi Shqipërinë në NATO, njeriu që digjitalizoi vendin kur askush nuk e besonte, që reformoi ekonominë dhe ndryshoi jetën në tërësi.

Falë formimit tuaj unik, ju ishit politikani më vizionar dhe më i pakempleksuar në politikën e jashtme, veçanërisht atë në dobi të Kosovës.

Si patriot i madh ju mbrojtët çeshtjen kombëtare dhe bëtë deklaratat e një politikani prej burri- shteti si ajo “një komb- një qëndrim” etj., etj.

Tallazet e tranzicionit të stërgjatur në Shqipëri të kanë vendosuar edhe ty në përballje të vështira.

Pas qeverisjes suaj 2005 -2009 më të suksesshmes në historinë e Shipërisë, u detyruat të bënit aleancë me një xhongler politik siç ishte Ilir Meta, ku ndoshta do të ishte më mirë që bllokun e shënimeve Meta- Prifti ta denoje njësoj si kopsat që zbërthei Ylli Pango, sepse ishte pikërisht ky xhongleri Meta, që 4 vite më vonë do tu jepte pushtetin vëllezërve të tij të majtë me në krye Edi Ramën.

Më e keqja nuk kishte ardhur akoma për PD- në, ajo do të vinte me ardhjen në krye të saj të Lulzim Bashës i cili nxitoi më shumë se Edi Rama të fshinte çdo gjë të mirë që ju kishit lënë trashëgim në parti dhe në qeversje duke ndërtuar “Republikën e tij të Re”.

Lulzim Basha si prostituta që kur fiton lirinë bëhet tutore e të tjerave, u bë agresori i çdo kontributori të vyer në PD dhe i fundit ishe ti Doktor.

Doktorr ! E latë shumë gjatë Lulin në krye të PD- së…por më mirë vonë se kurrë. I palodhur dhe me besimin e një lideri që vetëm ju mund ta bënit, filluat foltoret ku unë isha me ju që në foltoren e parë.

Aftësitë tua magjepëse prej lideri bënë që këto takime të njohin rritje ku do të përfundonin kuvendin kombëtar, që ishte kuvendi kombëtar më i miri dhe më shpresëdhënësi që PD ka organizuar ndonjëhere, ku u miratua edhe statuti i ri i partisë.

Me ndihmën e Edi Ramës dhe tradhëtitë e Bashës, ai kongres fillimisht nuk u njoh dhe PD vazhdoi kalvarin nëpër gjykata, derisa ju shumë vonë morët simbolet e Partise, të cilat mbaheshin peng me qëllim për ta asgjësuar partinë politike që shembi komunizmin dhe të vetmen parti opozitare në Shqipëri.

Sulmet ndaj jush nga pushteti ishin të pashembullta, ku përveç sanksionimit “nongrata” erdhi edhe burgosja politike…por ju qëndruat siç dini të qëndroni vetëm Ju.

Doktor! Në këto përballje tua ti pate njerëz që për interesa tyre personale apo jo, por edhe me kontribute disa prej tyre, të qëndruan besnikë të palëkundur dhe morali e do, që këta të respektohen dhe ti pikërisht atë bëre, bëre mirë që i fute ne lista të mbylluara dhe ata janë sot deputet.

Unë nuk jam dakort me ata që sot të kritikojnë për këtë dhe e vlerësojnë si një element që çoi në humbjen e zgjedhjeve.

Doktor, ju bëtë çfarë duhej bërë për të fituar këto zgjedhje, një program elektoral të shkëlqyer, garanci të plota zbatimi, fushatë të palodhur dhe mjaft qytetare, ju bashkuat partinë sepse ashtu duhej, këtë e bëtë edhe duke lëshuar për ushtarët e fundit të Bashës, të cilët i bëre drejtues politikë nëper qarqe por që nuk e justifikuan veten, duke treguar se janë aty të katapultuar pa merita të paaftë dhe pa ideale, plus ndonjëri i gatshëm për të tradhëtuar sërish.

Ne nuk i humbëm zgjedhjet, rezultati tregoi qartësisht se ato i vodhën dhe hajduti është ai i përhershmi Edi Rama dhe ti kishe të drejtë kur thoje se me Edi Ramën kryeminister nuk ka zgjedhje por kauza e “mosbindjes civile ” në një popull ku shumica ka mbetur administratë dhe aq më tepër në një popull që për 50 vjet ka qënë i bindur deri në nënshtrim, nuk rezultoi gjetje e suksesshme.

Doktor! Fati politik të riktheu të përballesh me një kundërshtar që nuk është i denjë për tu përballur me ty, nuk ka kod, nuk njeh kufij morali as burrnije, kundërshtar me profil të ulët si politikan, i korruptuar, i pabese, i lidhur me mafien, mashtrues ne çdo fjalë. Ai mbylli këtë fushatë pa premtuar asgjë duke përsëritur vetem 5 fjalë vulgare…ndaj është i vështirë.

Doktor! Këto zgjedhje për fat të mirë tek kampi ynë evidentuan disa njerëz që spikatën më shumë se të tjerët, u vlerësuan më shumë nga zgjedhësit pikërisht ata që janë mësuar të përballen si J.Tabaku, B.Spahia, I.Alimehmeti, L.Boçi si drejtues politik etj.

Doktor! Ju e shpetuat nga asgjësimi Partinë Demokratike që po zhdukej nga Edi Rama me ndihmën e pasardhësit tuaj. Kjo eshtë merita jote e padiskutueshme.

Besoj se tani po bëni çmos të shpëtoni çfarë mund të shpëtohet nga këto zgjedhje të vjedhura duke bërë të mundur mosnjohjen e tyre nga institucionet ndërkombëtare te çertifikimit të zgjedhjeve.

Pastaj, nëse nuk e arrini këtë doktor, ndoshta do të ishte mirë të mendonit tërheqjen tuaj nga drejtimi i PD- së duke orjentuar një mënyrë demokratike per të organizuar zgjedhjen e kryetarit të ri.

Unë do të respektoj çdo vendim tandin për sa kohë unë e lidhi me ju identitetin dhe vetë ekzistencën e PD. Të uroj realizim misioni!

  • Me shumë respekt
    Tonin Dedaj
    Anëtar kryesie, PD Dega Shkodër /Publikuar në Facebook/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit