E hënë, Nëntor 18, 2024
KreuPakategoriNdue Bacaj i pergjigjet Paskal Milos

Ndue Bacaj i pergjigjet Paskal Milos

  1. A DËGJONI O “MILET”? : Paskal Milo deklaron: “Skenderbeu ka qenë sllav, familjen e ka patur serbe.

    Nëna e Skenderbeut ishte sllave, Skenderbeu lindi ortodoks.
    Emrat e femijeve të Gjon Kastriotit janë sllav.
    Skenderbeu nuk luftoi për Shqiperinë dhe Kosoven por për kryqin dhe provincat e tija sllave.
    Skenderbeu nuk është hero i Shqiperisë dhe Kosoves.
    Katoliket dhe nacionalistet e paditur nuk duhet të tërbohen nga këto fakte.
    Heroi i tyre (Skenderbeu) me shumë i perket Serbisë sesa Shqiperisë”.
    REAGIMI IM:
    Nga arkivat e mykura antiskenderbegiane e mbi të gjitha antishqiptare të serbo-sllavëve, por edhe ato neo-otomane në Shqipëri e më gjërë, aktivizohet një relike e kuqe e akademisë e historianëve sllavo-komunisto-ortodoks si Paskal Milo. Ky historian përsëritë në media dhe rrjetët sociale … historinë e fallsifikuar nga serbo-sllavët e tjerë ndaj Kastriotëve dhe birit të tyre Skenderbe. Kjo histori ka vetëm një synim; “errësimin” e historisë skenderbegiane arbënore-shqiptare, duke krijuar mjegull e tym në historinë më të lavdishme të shqiptarëve , dhe nga kjo mjegull e tym të perfitohet nga serbo-sllavët për të futur historinë skenderbegiane në hullinë e tyre, për të cilën shohin për shekuj ëndrra me sy hapët, se gjoja Gjergj Kastrioti Skenderbe është ortodoks-sllavo-serb e jo arbënor-shqipatar.. Në këtë hulli me serbo-sllavët u kryqëzohen interesat “hakmarrëse” edhe disa neo-otomanëve, që hiqen si trashigimtarë të turko-otomanëve dhe ndihen të mundur e turpëruar edhe sot pas shekujsh nga arbënori trim e strateg ushtarak Gjergj Kastrioti Skenderbe. Këtë rol antihistorik e antishqiptar (në Shqipëri) duket se ja kanë varë në qafë edhe historianit-akademyk Paskal Milos, i cili perveç “arësyeve” të tjera duket ndihet borxhli ndaj atyre që i krijuan partinë të cilës i falet, për shkollimin, gradimin e deri shkallimin e tij si historian besnik i linjës sllavo-komuniste. Paskal Milo jam i sigurt se i ka lexuar e studiuar më shumë se unë dokumentet , shkrimet e librat që i kushtohen Gjergj Kastriotit Skenderbe, e për rrjellojë e dinë mjaft mirë (edhe ai vet) se me ato çfar thotë e deklaron për Gjergj Kastriotin asht tuj rrejtë e mjerua për inetersë të serbo-sllavëve dhe miqëve të tyre në Shqipëri e më gjërë… “Natyrisht” Milo si historian komunist-ortodoks, rrena i shkon edhe për shtat e për shpirt. Paskal Milo e dinë mjaft mirë se Gjergj Kastrioti Skenderbeu është vet historia dhe lavdia e shekullit XV e Arbërisë dhe Europës. Është histori suksesi në qendresën e luftën kundër turko-otomane pa të cilën Shqipëria dhe Europa (perendimore) nuk do të ishin ato që janë sot në qytetrim e zhvillim… Gjergj Kastrioti është identiteti perendimor, është krenaria dhe lavdia e pa mort e Arberisë së moçme dhe Shqiptarisë sotme, është kryeheroi dy-dimesionalësh ; Toksor dhe Hyjnor.. Është Ai pa të cilin trojet Shqiptare do t’i ngjanim një “ishulli” pa identitet , apo më saktë një çibani “kanceroz” në trupin e Europës së sotme. Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit është perjetsuar në mijëra faqe librash e dokumentesh, në mijëra gojdhena e legjenda , ai është një MIT , që krahasohet me një meteor që sa më shumë largohet nga toka , aq më shumë bënë dritë … Natyrisht per ne shqiptaret , ky është një Fatë e privilegj i madh që nuk e kanë pasur shumë popuj e vende.. Vepra dhe Figura e Gjergj Kastriotit është “Bibla” e nacionalizmit dhe heroizmit Shqiptar , është pasaporta jonë Europerendimore që nuk mund t’na grisin e shkarravisin kurrë as mijera vite apo shekuj, e jo më shekullaret e mëkataret e çdo kohe të kesaj Bote, si historiani komunisto-ortodoks Paskal Milo e shokët e tij të serbo-sllavisë. Gjergj Kastrioti është edhe “flamuri” jonë kombëtar , me idealin dhe simbolin e të cilit u shkruan faqe të paperseriteshme lavdie e heroizmi , në mbrojtje të identitetit e trojeve tona . Me kengët dhe veprat e ketij heroi shkohej ndër mote në luftrat mbrojtese si në darsem, duke kenduar e duke u flijuar si me lindë për traditat , të drejtat , lirinë e trojet shqiptare… Popuj në Europë e më gjërë e kanë ëndërruar si të tyre Gjergj Kastriotin edhe duke e mitizuar e krahasuar me një “Mesi”të shekullit XV që shpetoi Europen me qytetrimin e besimin që ka sot… Ne Shqiptaret u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi shekullore të cilat lanë pas mjegull e erresirë , ku po të mos kishim në horizont “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastrioti Skenderbe (që të na ndriçonte rrugen e shpresës për pavarësi e liri) me siguri edhe sot do të endeshim si “çifuti në shkretirë”…
    Duke dashur ta mbyllë këtë reagim timin m’u kujtuan disa vargje të një poezie, që ndonse janë të publikuara në vitin 1901 në rev. “Albania”, Bruxselles , ngjasojnë sikur të ishin shkruar enkas për Milon dhe ata që edhe sot milen në shtrungën antishqiptare komunisto-ortodokse-sllavo-serbe, ndaj mendova t’i citoj:
    ….. Sot që shqyptari baben ka mohue
    Zakonin t’vjetër e shqyp nuk po flet:
    Duket i poshtem … faret i turpnue
    Si aj që … nuk di kush kje baba i vet…
    E ndofta ky i shkretë
    Flet gjuhen që ka folë … baba i vertetë…
    Prandaj s’asht Shqyptar
    Por asht si mushku: as kal as gomar ! *
    *(At Shtjefen Gjeçovi, OFM , Agimi i Qytetnis, fq.118, botime Franceskane , Shkodër 2018)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit