⁹m
![]()
Ka vite qe eshte asfaltuar dhe askush nuk eshte kujtuar per mirembajtjen e saj. Rruga qe pershkon mespermes lagjen Bogiq ,segment qe ne te dy anet kufizohet me aksin Dobre- Koplik dhe Pjesa siper me Aksin Kombetar Shkoder – Hani i Hotit, aktualisht eshte teper e amortizuar. Gropa dhe çarje verehen ne te gjithe gjatesine e saj duke e kthyer ne nje rruge te mundishme per kalimtaret dhe automjetet qe e pershkojne kete aks gjate 24 oreve. Kjo lagje eshte mjaft e populluar dhe banoret kryesisht punojne ne bujqesi ,çka i detyron te levizin gjate gjuthe kohes per te tregtuar prodhimet e tyre drejt Qytetit te Koplikut me te cilin gjinden ne nje distance shume te afert. I gjithe ky aks nuk i kalon 1.700 meter linear dhe me pak financim dhe me shume vullnet nga Bashkia mund te rikthehet ne kushte normale.