E martë, Tetor 29, 2024
KreuPakategoriLufta Rusi- Ukraine : Panik ne Shkoder . Qytetaret dynden per te...

Lufta Rusi- Ukraine : Panik ne Shkoder . Qytetaret dynden per te blere miell..

LAJMI // Lufta Lufta mes  Rusisë dhe Ukrainë, ka sjell panik edhe tek qytetarët shqiptarë të cilët janë dyndur në pikat e shitjes për të blerë miell dhe grur të sasi të mëdha.Tregëtarët shprehen se qytetarët po blejnë për të pasur rezërva, ndërsa bie në sy një rritje e ndjeshme e çmimit.Kjo është një nga pikat e shitjes së miellit në Shkodër, ku çdo ditë dhjetëra qytetarë, pas nisjes së luftës në Ukrainë, dynden të blejnë miell për shkak të frikës së rritjes së çmimeve.

Tregtarët shprehen se qytetarët janë në panik, ndërsa tregojnë se kërkesa për miell është rritur, ndërsa rritja e çmimit pritet të ndodh në vijim.Ndërkohë, tregtarët të tjerë, të kontaktuar në telefon nga gazetarja e Syri Televizion në Shkodër, Fatma Maka, u shprehën se çmimi i grurit dhe miellit ka pësuar një rritje prej 15 përqind ditët e fundit, e shoqëruar kjo gjithashtu edhe me kërkesën e lartë për miell nga ana e qytetarëve.Rusia dhe Ukraina, vende të përfshira aktualisht në konflikt të armatosur, janë gjithashtu ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, nga të cilat Shqipëria importon rreth 70 përqind të nevojës për konsum.

Për shkak të luftës dhe sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët kanë paralajmëruar dhe rritje të  çmimit të drithit, duke nxitur jo pak panik te qytetarët.03.03.2022.0

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit