1- Covid-19. Shifra alarmante: 780 të reja dhe 21 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Pritet ashpërsimi i masave nga Komiteti i Eksperteve.
2- Partitë Politike: Të martën përfundon afati për listat e kandidatëve. Ndërhyrje deri në momentet e fundit. Priten surpriza në dy formacionet kryesore PD dhe PS!
3- Koplik: Deputeti Paulin Sterkaj takim me strukturat vendore të PS. Do të vazhdoj të përfaqësoj M.Madhe si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sa më shumë vota për PS dhe kandidatin me 25 Prill aq më shumë investime në trevën e M.Madhe.
4-Shkodër: Drejtuesi politik i PD për qarkun Helidon Bushati takim me kandidatët e mundshëm për deputetë të kësaj force politike për zgjedhjet e 25 Prillit. ” Luftë” për vendet 1-7 në listën e kandidatëve për deputete në qarkun e Shkodrës.
5- Lulzim Basha rikthen ish kryetarët e Bashkive në listat e kandidatëve për deputetë: Në Dibër Xhelal Mziu ish kryebashkiak i Kamzës ndërsa në Shkodër pritet të jenë në listë Zef Hila, ish kryetar i Bashkisë Vau i Dejës dhe Ramadan Lika, ish Kryetar i Bashkisë Koplik për dy mandate.
6-Koplik.kreu i Bashkise Tonin Marinaj : Brenda muajit Mars te ketij viti nisin punimet per rehabilitimin dhe asfaltimin e akseve rrugore Kalldrun- Flake dhe Gruemire -Linaj. Te dy projektet janë miratuar nga Keshilli i Bashkise M.Madhe .
7- Bajzë: Mësuesi, aktivisti dhe intelektuali i njohur në edukimin e brezave për 45 vjet Isuf Alush Ujkaj nderohet me titullin ” Qytetar Nderi” i M.Madhe. Dekoratën me vlerësimin e lartë mësuesit Isuf Alush Ujkaj, ja ka dhënë të premten Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj.
8- Podgoricë: Prokuroria Malazeze merr në pyetje Kryetarin e Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj. Shkaku, mosbindja për zbatimin e urdhrit për mbydhjen e lokaleve dhe hoteleve në qytetin e Tuzit. Nikë Gjeloshaj: “Do të jem gjithmonë në anën e qytetarëve”.
9- Kalon në komision ligji i ri për marrjen e shtetësisë shqiptare. Hiqet kufiri deri 18 vjeç dhe kush ka njërin nga prindërit me shtetësi shqiptare merr automatikisht shtetësinë pa asnjëlloj proçedure gjyqësore. Kush ka origjinë shqiptare deri tre breza merr shtetësinë sipas ligjit të ri që javën e ardhshme miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.
10-Aeroporti i Vlorës: Hidhet tenderi, fituese kompania e biznesmenit Kosovar Bedxhet Pacolli. Investimi me vlerë 104 milion euro.
11-Parlamenti Evropian, thirje për fillimin e negociatave të antarësimit me Shqiperinë. Shqipëria ka plotësuar kushtet e BE.
12- Shërbimi sinoptik: Nga nesër 06.03.2021 pritet ndryshim drastik i motit. Reshje shiu dhe ulje të temperaturave parashikohen në gjithë territorin e vendit.