E mërkurë, Nëntor 6, 2024
KreuPakategori7 Marsi 1887 dita e shkollës parë shqipe…!!! - Nga Ndue Bacaj

7 Marsi 1887 dita e shkollës parë shqipe…!!! – Nga Ndue Bacaj

Nga Ndue  BACAJ

Që nga viti 1960 ,me vendim të Qeverisë komuniste të asajë  kohe (me kryeminister Mehmet Shehun), 7 marsi është vendosur të shpallet dhe festohet si dita e Mesuesit ,dhe njekohesisht si data e hapjes së shkolles parë shqipe. Kjo shkollë e vonë është hapur në qytetin e Korçes  me 7 mars 1887 nga patrioti Pandeli Sotiri e tj…, ku kjo  ishte një shkollë fillore me dhjetra nxënës, dhe me bekimin e  pushtuesit otoman..1. Në vitin e parë kjo shkollë kishte gjuhë bazë turqishten dhe shqipen, dhe pas një viti u detyrua të fuste edhe greqishten. Shteti komunist  kur mendoi të kremtonte një datë unike per arsimin shqip vendosi disa kritere , krahinore dhe  “Fetare” , të  bazuara në mbeshtetjen që i kishin dhenë  instalimit të komunizmit. Fitues në ketë rast dolen  qarqe  jugore të Shqiperisë , gjë që perjashtoi automatikisht shkollat  e dekumentuara shqipe me qindra vite më perpara në trevat e veriut të Shqiperisë , që ishin hapur  dhe kishin funksionuar nën kujdesin dhe patronazhin e Kishes katolike ,ku kultivohej binomi jetëdhënes  Fe dhe Atdhe.. Ne duke pasur si qellim respektimin e çdo drite që “verbonte” erresiren shumshekullore otomane , po rendisim (për statestikë) fare pakë nga ato shkolla të cilat edhe sot janë “dritat” e pashuara që na ndriçojnë rrugen drejt Europes Perendimore , (por duke “perjashtuar” ato që i perkeasin kohes së larget Ilire-Arbënore)… Fillimisht  po kujtojmë shkollën e Potgores (Malesi e Madhe) , të cilen e paraqet qartësisht  Regjistri Kadastral, 1416 -1417 , fleta 48/a , në të cilen  shkruhet se ..një copë vresht  prej një shati (rreth 500 m2 , shenim N.B.), e quajtur Stanovina  ,të cilen e mban shkolla e Podgores…2. Ky shenim  na benë  të besojmë  se kjo shkollë ishte një institucion i vertet arsimorë, ku mesohej jo vetem besimi (katekizmi i kishes  perendimore) , dhe teknika e kultivimit të vreshtarise  të Potgores e rrethinave të Malesisë e më gjerë , por ketu mesohej edhe shkrim e kendim (latin e shqiptarë). Ketë gjë na e perforcon edhe  libri i historianit Oliver Jens Schmitt, ARBERIA VENEDIKE  (1392 – 1479) , ku shkruan se pranë çdo qendre urbane kishte një shkollë , me orientim  njohjen e gjuhes  Venete  , mesimin e teknikave të  kultivimit  të  vreshtave , bleteve , derrave  e tjer. , per të cilat  pushteti i asaj kohe vilte taksat…Gjithshtu  nga  nëntë vellimet e ILIRICUM SACRUM (Iliria e Shenjte) tregohet se pranë  çdo Kishe (famulli)  kishte një shkollë , në të cilen mesohej besimi kristian , por  edhe shkrim e kendim…Gjithsesi për “kronologji” po vijoj me shkollën  shqipe në Velje të Mirdites e cila e ka fillimin në vitin 1632 , për të vijuar me shkollen  e Pllanes me 1638 , dhe me shkollat  në  Troshan e Kurbin me 1639 e tj… Ndersa në  Shkodër kemi shkolla  me 1698 , ku si mesues shenohen; Gjon Shqiptari , Filip Shkodrani , Dhimiter Dhermiu e tjer..3. Por edhe më vonë ,në  vitin 1836 në Shkoder shenohen 12 shkolla shqipe (tetë per djem dhe kater per vajza ), ku si mesues janë  të shenuar emrat e  Gjon Shkrumit ,Geg Kodhelit, Gjergj Benuesit , Zef  Kamesit , Dom Ejllo Radojes ,Dom Pashko Babit e tjer…4. Duhet theksuar se hapja e shkollave shqipe shpesh ishte deri ne nivelin  e shkollave të mesme , dhe kishte dhjetra nxënës… Malesia e Madhe si treva simbol e shqiptarisë qendronte edhe në krye të luftes kunder erresires , dhe per ketë në trojet e Malesisë ( perveç shkolles së Potgores që cilesuam më sipër) funksiononin  edhe  disa shkolla të tjera , që u mesonin malsoreve shkrim e kendim , atdhedashuri , por edhe doktrinen e qytetrimit Europerendimore. Per të vertetuar funksionimin e shkollave të kohes (gjatë  gjithë shekullit XVII), mendova të  cilsoi  vetem dy letra  të Ipeshkevit  famëmadh Pjeter Bogdani , nga i cili “mesojmë” qenien dhe funksionimin e shkollave..:  Letra e “parë” nr.153 të dates 20.11.1671 , e cila ndër të tjera tregon per nevojat e shkolles së  Rrjollit ( qyteti i Ballezes) dhe jep mendimin per të pasur mesues  Dom Mark Xhustin. Ndersa letra e “dytë” me nr.182 e dt.29.12.1675 persërit nevojat jo vetem per shkollen e Rrjollit  (Ballezës), por edhe per shkollat e Hotit , Kastratit , Grudes e tj… , ku po t’i lexojmë keto me vemendje bindemi se kemi të bejmë me shkolla me bazë shqipen e kohes, të cilat  kishin shpesh mbi 40 nxënës ..5. Nëse diskutohet alfabeti i perdorur në keto shkolla, pergjegjia është e thjeshtë , ishte  alfabeti latin , afersisht ai alfabet që u miratua në Kongresin e Manastirit me 1908 , nën drejtimin e  kujdesin e kryetarit të komisionit të alfabetit të patriotit pendë-artë të kombit shqiptarë , At Gjergj Fishtës , alfabet që Veriu  Katolik e kishte “perdoruar” vazhdimisht , kur Jugu i Shqiperisë  “notonte” në mes alfabeteve turko-arabë,  Grekë dhe ndonjë alfabeti “shqip” që kurrë nuk fitoi qytetarin… Vlenë të shenhet se sipas shumë dekumenteve edhe në Kosovën shqiptare shenohen shkolla shqipe, si në Prizren, Pejë ,Gjakovë  e tjer, të hapura para vitit 1840…6. ,gjë që pasuron  historinë e arsimit shqip, edhe pse në kushtet e mbijeteses….

Ndersa shkollat e hapura në fillimet e shek.XX-të e në vazhdim në Shqipëri , (si dhe në Malësi të Madhe, kryesisht në vitin 1916 e vijim, në Bajzë , Koplik , Dedaj e tjerë , ku permenden mesuesit e parë Prekë Gjoni nga Pjetroshani, e Kolë Martin Pllumi nga Dedajt e Shkrelit), janë rizgjim në dritën e diellit i kësaj tradite shekullore të mësimit në gjuhen shqipe , pas shekujsh errësirës turke-osmane që u mundonte të fikte çdo dritë të vertet të arsimimit në gjuhen shqipe…

“Gjithsesi”, mësues e mësuese, unë çdo njërin prej jush e konsideroj një “dritë” të veçant, që me punën e perkushtimin tuaj, keni ndriçuar e ndriçoni mendjen e atyre që u jepni mësim, (nxënësve), të cilët janë shpresa dhe e ardhmja e një Shqipërie vertet demokratike dhe Europerendimore… Ndaj ju uroj gëzuar festen tuaj, ditën e 7 marsit.

Referencat:

1.Zhan Klod Faveirial , Historia më e vjeter e Shqiperisë ,fq.489 – 526.

2.Regjistri i Kadastres  e koncensioneve  (rr.Shkoder) ,1416-1417 ,fq.61.

3.Edwin Jacques ,SHQIPTARET…fq. 313 – 314 .

4.Hamdi  Bushati ,Shkodra dhe Motet Vll. II. Fq.39 – 41 .

5.Pjeter Bogdani ,Letra dhe Dekumente ,Letrat:153, 182.Perg.nga O. Marquet.

6.Serge Metais ,Histori e Shqiptareve ,Nga Iliret  deri tek pavaresia  e Kosoves

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit