Dom Gjergj Meta: Kush ja ka parë hajrin HEC-ve që janë ndërtuar gjithë këto vite në Mirditë?!
Nga dom Gjergj Meta-
Dhe do me thoni ju, kush ja ka parë hajrin HEC-ve që janë ndërtuar gjithë këto vite në Mirditë?
Sot me një propagandë ekonomike, politike dhe më pas disi mediatike, kryetari i bashkisë Mirditë me ndihmën e këshillit bashkiak , thelloi edhe më tepër mosdakortësinë mes banorëve të zonës së Kacinarit dhe kompanisë koncesionare Shpërdhaza energji shpk.
Ne si të zgjedhur vendorë, a mundet ti shkojmë kundra vullnetit të shumicës së atyre që na kanë zgjedhur?
Por gjithsesi, hecet janë një plagë në ekosistem, shihni Urakën që u tha ne dimër, katastrofë! Shihni Rubikun, aty ku dikurë bënin plazh një qytezë e tërë sot, mbizotërojnë ujrat e zeza…
Ndërtimet e heceve nuk mundet të jenë investime në Mirditë.
Uji është jetë!
Është interesant zelli i madh i disa anëtarë të të dyja krahëve në Këshillin Bashkiak që mbrojnë invesimin dhe ndërtimin e heceve në zonën e Kacinarit.
“E duan” atë zonë me shumë se vendasit.