LAJMI :Për herë të parë, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Shqiptarja.com mëson se Blinken do të mbërrijë në Tiranë më datë 15 shkurt, kur pritet që avioni të ulet në aeroportin e Rinasit. Më pas Blinken do të vijojë me vizitën zyrtare, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Blinken, i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, synon që përmes kësaj vizite të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK. E prandaj, pritet që Blinken të zhvillojë një takim kokë më kokë më kreun e SPAK, Altin Dumanin, përpos takimit me kreun e qeverisë.