Vizita e Blinken na futi zyrtarisht në luftë me Rusinë”, Arian Çani zbulon mesazhin e ekspertit të sigurisë!
Gazetari Arian Çani gjatë një interviste televizive lexoi një mesazh që pretendonte se ia kishte dërguar eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, lidhur me arsyet e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë.
Në mesazhin që Çani lexoi në studion e emisionit “Now” në Euronews Albania, thuhej se Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në luftë kundër Rusisë dhe do të jetë në vijim aleati kryesor i SHBA-ve në këtë luftë të madhe.
Ai shtoi gjithashtu, se në bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë, në muajt në vazhdim do të shohim përditë avionë të NATO-s, të drejtuar nga pilotë ukrainas, që do të stërviten aty.
“Rëndësia e bazës është strategjike, sepse është baza ajrore më e madhe taktike e NATO-s në krahun jugor të saj. Praktikisht gjysma e frontit rus.
Në javët dhe muajt e ardhshëm përditë do të shohim avionë ushtarakë të NATO-s me pilotë ukrainas që stërviten për luftë me Rusinë.
Kjo nuk është çështje empatie, por interesi strategjik. Ne hyjmë në luftë dhe Shqipëria kthehet në aleatin kryesor të SHBA-ve në këtë luftë të madhe”, thuhej në mesazhin që Çani lexoi.