E premte, Nëntor 15, 2024
KreuPakategori✳️ShkodraNews: I madhi i Malesise se Madhe nuk riparon shkollat,por ndan oret...

✳️ShkodraNews: I madhi i Malesise se Madhe nuk riparon shkollat,por ndan oret e mesuesve .Çfar interesi ka ??

I madhi i Malësisë së Madhe nuk riparon shkollat por ndan orët e mësueseve. Çfarë interesi ka?

Facebook

Kur na ndajnë më pak se 72 orë nga nisja e vitit të ri shkollor 2023-2024, në rrethin e Malësisë së Madhe thuajse pjesa më e madhe e institucioneve arsimore ndodhen në gjendje të mjerueshme.

Bashkia Malësi e Madhe dhe kryetari i saj Tonin Marinaj nuk kanë patur kohë që të ndërhyjnë për riparimin e tyre dhe marrjen e masave me qëllim që ato të jenë gati për vitin e ri shkollor, kur do të duhet që të hënën e 11 Shtatorit të presin nxënësit dhe mësuesit.

Me dhjetra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e Shkodranews mbi situatën e rëndë që ndodhen shkollat e arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm. Në mënyrë abuzive kjo bashki përmes urdhërave të dhëna nga Marinaj, e çuditërisht të zbatuara nga Zyra Arsimore, ka ndërhyrë pjesërisht në pak shkolla, aq sa lehtësisht mund t’i numërosh më gishtat e dorës, ndërsa në godinat tjera nuk është ndërruar qoftë edhe një gozhdë thonë mësues dhe drejtues të këtyre institucioneve.

Nga ana tjetër në mënyrë abuzive dhe në shkelje të plotë të ligjit, Marinaj është përfshirë në procesin e brendshëm të funksionimit të Zyrës Arsimore të Drejtorisë së Arsimit me qendër në Lezhë.

Ky i fundit në ZVA Malësi e Madhe ka arritur deri në atë pikë sa të ndajë orët mësimore të mësuesve, duke i ndarë sipas preferencave partiake e personale. Veprime të tilla abuzive nuk kishin ndodhur asnjëherë më parë, pasi një kryetar bashkie dhe vartësit e tij nuk mund të ushtrojnë asnjë të drejtë në vendimarrjet e ZVA që është tërësisht institucion i pavarur nga pushteti vendor.

Të hënën e 11 shtatorit ato që do të vuajnë pasojat e kësaj papërgjegjshmërie do të jenë nxënës e mësues të Malësisë së Madhe, e veçanërisht ato të fshatrave që të lënë në harresë dhe larg syrit të masës, do të jenë të “dënuar” të marrin dije në mjerim, si në kohën që i përshkruan më së miri Migjeni në baladat e tij./ShkodraNews.08.09.2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit