26.03.2021. Eshte zhbllokuar aksi rrrugor Boge- Qafe e Thores. Per te inspektuar punimet qe kane nisur prej gati dy muaj kur ky aks ishte bllokuar nga reshjet e debores ,ka shkuar sot atje Prefektja e Qarkut te Shkodres z.Majlinda Angoni. Prefektja Angoni ka qënë e shoqeruar nga Drejtori i Zonave te Mbrojtura z.Agim Dardha dhe Ushtaraku qe drejton punimet per çeljen e rruges ,Kolonel Gezim Krosi.. Dy traktore te ushtrise shqiptare punojne qysh ne ditet e para te bllokimit dhe kane hasur mjaft veshtiresi pasi trashesia e debores ne rruge ne disa segmente kishte kaluar mbi 4 meter. Megjithate pas nje periudhe te gjate ,gati dy mujore ,ky aks eshte zhbllokuar dhe pritet qe brenda disa diteve te nisi levizja normale e mjeteve drejt fshatit turistik te Thethit.Pas ketij momenti hapet dhe puna per realizimin e projektit qe perfundon me asfaltimin e 15 km te mbetura te ketij aksi te rendesishem rrugor !!!