LAJMI // Sot, në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit u bë pranim-dorëzimi i automjetit të ambulancës, donacion i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Mal të Zi për Komunën e Tuzit.Të pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjetit ishin Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Mal të Zi, Shkëlqesia e tij Liu Gjin, ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, drejtori i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Podgoricës, Vuk Nikoviq si dhe drejtuesi i njësisë organizative për situata të jashtëzakonshme në Tuz, z. Behar Axhoviq.( Malësia .org).15.02.2022.