Mirza Mekuli, i cili ishte kameraman në një dasmë, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. 60-vjeçari po filmonte kolonën e krijuar të makinave për shkak të dasmës dhe në atë moment ka pasur një parakalim, ku automjeti ka goditur një veturë që po ecte në korsinë e kundërt.