Rruga e Arbrit/Më në fund dritë, hapet plotësisht tuneli kryesor i Murrizit
Më në fund dritë në tunelin kryesor të Rrugës së Arbrit. Mësohet se ditën e djeshme është bërë i mundur bashkimi i dy anëve të tunelit kryesor të Murrizit në Rrugën e Arbrit.Autoritetet njoftonin se vonesat në këtë tunel vinin për shkak të gjeologjisë së tokës. Por, tashmë tuneli është hapur plotësisht, një lajm i mirë ky jo vetëm për banorët e zonës, por për të gjithë shqiptarët.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej afro 3.8 km, ai pritet të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në qarkullimin e automjeteve.
Ky tunel ka dy korsi lëvizjeje me 3.75 metra si dhe trotuare me gjerësi 1.5 metra.
Punimet në Rrugën e Arbrit nisën në pranverën e vitit 2018 dhe parashikohet të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve në fund të vitit 2024.