E enjte, Nëntor 14, 2024
KreuPakategoriPikniku i Veres: Shoqata Atdhetare " Dukagjini" ne Miçhigan..

Pikniku i Veres: Shoqata Atdhetare ” Dukagjini” ne Miçhigan..

Je i lire me majt burrmine,Je i lire me u zhburrnua ..Leke Dukagjini.. Shoqata atdhetare ” Dukagjini ” ne Michigan ka organizuar ” Piknikun e Veres”. Qellimi i ketij aktiviteti te perviteshem eshte bashkimi i komunitetit dukagjinas ne Michigan ku demostrohen ritet,zakonet dhe traditet e kesaj treve atdhetare dhe patriotike te trasheguara brez pas brezi.Shoqata prej vitesh mbledhin fonde dhe i dergojne ne vendlindjen e tyre per banore pa te ardhura,aktivitete historike dhe letrare, realizim projektesh ne infrastrukture e tj.Ben Sokoli- Kryetari i Shoqates ka permendur si shume aktive ne vite Ndue Ftonin,Ndrek Gurin, Nikolin Shytin,Luigj Sterbyçin ,Prel Markun,Agron Patin e te tjere Dukagjinas,antare te shoqates qe kontribojne per aktivitetet ne Michigan dhe vendlindje.Gjate nje interviste me gazetarin e njohur Zef Pergega, Ben SOKOLI ka permendur me respekt e nderim te madh Kol Mark Kolen e Lotajve te Dukagjinit :Pasha i Turkut kishte ardhe ne Lotaj dhe kerkonte mej kthye katoliket ne muslimane.Sa e nigjoj Kol Mark Kola, shkoj  ne kuvend.Aty kur  nigjoj synimet e pashait turk e nxori alltine prej brezit e ja numeroj ne lule te ballit duke rujt identitetin dhe mos islamizimin e treves se Dukagjinit. Gjate piknikut jane kenduar kenge patriotike e mbajtur ligjerata ne drejtim te harmonise mes njeri tjetrit e ruajtjes se traditave te zones se dukagjinit ne Michigan te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Tel ereportazhin e pergatiti per ACTV ne Michigan gazetari Zef Pergega.Korrik 2021.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit