Rruga Fier-Vlore dhe anasjelltas e ka tabelen e shpejtesise 110 km ne ore. Shpejtesi me se normale, por jo per aventurieret ne timonat e makimave te baballareve, me vlera sa rroga e shume viteve per nje punetor normal shqiptar.
Ata nuk pyesin kush eshte te makina ngjitur. Nuk pyesin per jetet e tjera. Nuk pyesin per buzeqeshjet e femijeve perballe.
Nuk pyesin qe njerezit normal te ketij vendi, shkojne per te shijuar pushimet e shenjta, ashtu te thjesht me makinat modeste.
Por ata duan te cajne para, duan ti thyejne rregullat. Fundja kane te drejte, rregulli per ata nuk eshte njelloj, ata jane rregulli. Ata duan dhe “çajne” para, ne biznes, ne politike, ne administrate, kudo.
Shumica ja dalin!
Ky eshte sistemi yne i vlerave qe kemi prodhuar, i drejti ne pune te vet bashke me familjen mund te perfundoje ne morg, ai “tjetri” shkelesi edhe vrasje mund te kete kryer, e lloj lloj paudhesish ne kurriz, mund te perfundoje edhe deputet. Sa e padrejte!
Ngjarja e sotme ku buzeqeshja e 2 femijeve dhe 2 prinderve u shua perjetesisht te le shume dhimbje dhe tronditje.
Por ajo qe te trishton edhe me, eshte frika se do te perseritet.
Sistemi jone ne edukimin e drejtuesve te automjeteve qartazi ka deshtuar, duhet rikonceptuar teresisht, ndryshe nuk e dime kush do e kete radhen…shkruan Arber Hitaj
o