E martë, Nëntor 12, 2024
KreuLajmeNë Lëpushë trashësia e dëborës një metër dhe në Vermosh 30 cm....

Në Lëpushë trashësia e dëborës një metër dhe në Vermosh 30 cm. Rruga e hapur

  • Pasditen e sotme kanë rinisur reshjet e dëborës në fshatrat Gropa Selcë, Lëpushë dhe Vermosh. Luigj Çekaj nga Lëpusha tha për Zani Veriut se sot trashësia e dëborës ka arritur në 1 metër, ndërsa  në Vermosh nuk ka ma tepër se 30 cm. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh mbahet i hapur nga një fadromë e Bashkisë që qëndron në aksin Qafë e Predelecit dhe përshkon aksin tri deri katër herë në ditë dhe gjatë orëve të natës. Edhe pse ka patur rënie gurësh e orteke dëbore përsëri ndërhyrja ka qenë e shpejtë dhe aktualisht gjithçka është në normalitet. Në këto dy fshatra është rikthyer dhe energjia elektrike. Reshjet kanë rinisur rreth orës 16:00 pasdreke.
  • Zani Veriut

  • PËRGJIGJE

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

    Shkrimet e fundit