- Nard Ndoka analizon situaten me te fundit ne Partine Demokratike. Parashikimi i Tij : Do te ikin te dy Sali Berisha dhe. Lulzim Basha ““Nuk shoh një përçarje, shoh një ringjallje të PD-së, se është një agjendë interesante. Së pari ka nevojë të çlirohet nga Basha. Nuk e shoh Bashën si pretendent për kryeministër më, në aspektin e aksioneve politike. Ai ka qëndruar se kishte njëlloj paragjykimi se ka mbështetjen e Berishës, ai mund ta mbajë peng PD-në por nuk mund t’i japë shpresë. PD do të çlirohet edhe nga Basha dhe Berisha. Ai lirohet nga vendimi, Berisha do ta hapë akoma më tepër lidershipin. E do të krijojë një hark opozitar akoma më të gjerë, padiskutim se ka mundësitë dhe besimin ta bëjë një gjë të tillë. Berisha nuk po kërkon të marrë drejtimin e partisë dhe të jetë kryeministri i vendit, po kërkon ta kthejë PD në shinat institucionale dhe të jetë një parti sovrane të marrë një vendim pa diktat dhe trysni”, tha Ndoka…15.09.2021