E premte, Nëntor 8, 2024
KreuPakategoriMe kallash gati per qitje,tre te arrestuar ne Mirdite.Parandalohen ngjarje kriminale..21.12.2023

Me kallash gati per qitje,tre te arrestuar ne Mirdite.Parandalohen ngjarje kriminale..21.12.2023

Me kallash gati për qitje, tre të arrestuar në dy operacione në Mirditë. Policia parandalon dy ngjarje kriminale

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, në dy operacione të ndryshme të zhvilluara në Qarkun e Lezhës. Një operacion i koduar “Repsi” arrestoi në flagrancë dy vëllezër, të cilët sipas policisë po përgatiteshin të kryenin një ngjarje kriminale. Në pranga përfunduan Besnik Gjoka dhe Prengë Gjoka. Ndërkaq, një operacion i koduar “Fani” bëri të mundur arrestimin e shtetasit, Nikollë Karaqi pasi posedonte armë zjarri kallashnikov. Njoftimi: Strukturat e DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar 2 operacione për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë.-Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë. -Gjithashtu, në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Fani”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që posedonte një armë zjarri kallashnikov, mund të kryente një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar shtetasin N. K., si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak. -Në Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se shtetasi T. Gj. mbante armë zjarri në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste: -nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Gj., 39 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”) dhe P. Gj., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Zall Xhuxhë, Mirditë; N. K., 66 vjeç, banues në fshatin Petoq, Mirditë;-nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit