Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic ka reaguar menjëherë sa i përket ngjarjes së rëndë të dhunimit të tre shtetasve shqiptarë nga një grup personash ende të paidentifikuar në territorin malazes.
Përmes një mesazhi në “X”, Spajiç thekson se ngjarja po hetohet me intensitet dhe deri tani është bërë identifikimi i një prej autorëve të incidentit.
“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”- shkruan Spajiç.