Zhduket 17-vjeçari shqiptar në Angli, policia jep alarmin (FOTO)
Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet, çka ka detyruar policinë britanike që të kërkojë ndihmën e publikut për ta gjetur.
Almaro Pjetri, 17 vjeç, ka humbur kontaktet në Canvey, Angli.
Për herë të fundit, sipas njoftimit të Policisë, ai ka qenë i veshur me xhinse të zeza, xhaketë të zezë dhe një çantë.
“E keni parë Almaro Pjetrin, 17 vjeç, nga Canvey, i cili ka humbur?
Almaro përshkruhet si i bardhë, me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë. Ne jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë.
Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor”, thuhet në njoftimin e policisë britanike.